Turqia nuk lejon “Paradën e Krenarisë”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Para marshimit që do të mbahej në Taksim për Paradën e Krenarisë LGBTI+ që do të mbahej sot në Stamboll, policia ka ndërhyrë dhe nuk ka lejuar që të zhvillohet marshimi.

Zyra e guvernatorit njoftoi dje se marshimi nuk do të lejohej, por organizatorët paralajmëruan se nuk do ta respektonin.

Policia ndërhyri në turmën e mbledhur në rrugën Mis Sosak për marshimin, i cili ishte planifikuar të fillonte në orën 16:00 në Taksim.

Duke bërë një deklaratë pas ndërhyrjes, organizatorët e “Java e Krenarisë” pohuan se kishte edhe arrestime.

Ndryshe, Turqia është një ndër shtetet që nuk lejon martesat e të njëjtit seks.

Share This Article