Krerët e vendeve të BE-së janë të gatshëm t’i japin Britanisë së Madhe një shtyrje të shkurtër periudhës së daljes, nëse ka një votim pozitiv të deputetëve britanik mbi marrëveshjen e Brexit, që është negociuar me Theresa May, deklaroi sot presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.
“Në kuadër të konsultimeve që kam zhvilluar ditët e fundit me krerët e 27 vendeve anëtare, besoj se një shtyrje e shkurtër është e mundur por me kusht që të arrihet një votim pozitiv mbi marrëveshjen e tërheqjes nga Dhoma e Komuneve”, tha Donald Tusk në një deklaratë të shkurtër para medias./ATSH/