Tusk: Shpërthimi në shinat e trenit, akt sabotazhi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një bombë shpërtheu në linjën hekurudhore që lidh Varshavën me Lublinin, duke shkaktuar dëme në shinat e trenit. Lajmin e bëri të ditur kryeministri polak, Donald Tusk, i cili e cilësoi incidentin si një akt sabotazhi.

Në një postim në X, Tusk shkroi: “Fatkeqësisht, dyshimet më të këqija u konfirmuan. Një akt sabotazhi ndodhi në linjën Varshavë–Lublin, në fshatin Mika. Një mjet shpërthyes u aktivizua dhe shkatërroi shinat hekurudhore.”

Ai shtoi se shërbimet e emergjencës dhe prokuroria po punojnë në vendngjarje, ndërsa dëme janë raportuar edhe në pjesë të tjera të linjës, më afër Lublinit. Hetimet për zbardhjen e autorëve dhe motivit të sulmit janë në zhvillim.

Share This Article