U akuzua për ngacmim seksual, ish-deputeti britanik pritet të dalë para drejtësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ndjekja penale kundër ish-deputetit laburist Conor McGinn u inicua pas një hetimi policor për një rast të vitit 2022 pasi McGinn, 41 vjeç, është akuzuar për sulm seksual në Britani, për një incident që dyshohet se ndodhi në korrik 2022.

Sipas Prokurorisë një grua e ka akuzuar McGinn për sulm seksual dhe autoritetet kanë konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur ndjekjen penale. Zëvendësprokurorja e Kurorës në Londrën Jugore, Jessica Walker, deklaroi se ndjekja penale është “në interes publik”.

McGinn u pezullua nga partia në vitin 2022 pas ngritjes së padisë kundër tij dhe mbeti deputet i pavarur deri në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024, ku nuk u rizgjodh.

Ish-deputeti pritet të paraqitet në gjykatë muajin e ardhshëm, ku do të përgjigjet për akuzat kundër tij.

Share This Article