Alarmin në lidhje me variantet e rinj të COVID-19 kanë ngritur një grup shkencëtarësh britanikë në një studim shkencor të publikuar ditën e sotme që u titullua “The Forever Virus”.
Sipas 6 shkencëtarëve që kanë marrë pjesë në studim, evoluimi i shpejtë i virusit dhe aftësia për t’u bërë më i transmetueshëm dhe vdekjeprurës mund të krijojë një valë të re pandemike që do të rikthejë nivelet e infektimit të vitit 2020, ku e gjithë bota u paralizua për shkak të masave anti-COVID.
Sipas studimit në fjalë, rreziku më i madh vjen nga fakti që shumë shtete në glob nuk kanë akses në numrin e vaksinave që u duhet dhe për pasojë, për shkak të ndërveprimeve ndërkombëtare variante të rinj përhapen teksa miliarda njerëz nuk kanë akses tek imunizimi.
Shqetësuese situata është në Indi dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku më shumë se 70% e infektimeve të reja me COVID janë me variantin e ri “delta”, e cila është më e rrezikshme edhe për moshat e reja. Antony Fauci, epidemiologu i Shtëpisë së Bardhë ka bërë thirrje për koordinimin ndërkombëtar që të mundësohet vaksinimi i të gjithë vendeve të treta në mënyrë që të shmanget skenari i rikthimit të virusit.
Pikërisht kjo aftësi e COVID për t’u adaptuar dhe evoluar më shpejt se imuniteti njerëzor shton dyshimet për origjinën laboratike të virusit, që duket se është fabrikuar për të qenë kaq i rrezikshëm. Investigimet në lidhje me këto dyshime po kryhen nga shërbimet e inteligjencës amerikane dhe britanike.