ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona 5 hours ago
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv 10 hours ago
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit 10 hours ago
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta? 10 hours ago
Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

U arrestua me 13 gramë hashash, shpallet trafikant ndërkombëtar shkodrani ne Mal te zi

albnews by albnews
19 November, 2022
in Albania
0
U arrestua me 13 gramë hashash, shpallet trafikant ndërkombëtar shkodrani ne Mal te zi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

I riu nga Shkodra po udhëtonte së bashku me dy familjarë drejt shtetit fqinj si punëtor sezonal në dimër kur një qen antidrogë i partnerëve ka dhënë alarmin.

Edhe 13 gramë hashash mund të të bëjnë trafikant. Kjo i ka ndodhur një të riu që u kap në kufi me Malin e Zi me pak hashash, por që ai insiston se nuk është asgjë tjetër përveçse një përdorues që po e merrte drogën me vete për të shpëtuar nga stresi i punës në Malin e Zi.

RelatedPosts

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Sylvinho: Do të bëj duet me Dua Lipën nëse kualifikohemi për në Botërorin 2026

Shumë vetëvrasje në Shqipëri, në janar – nëntor 2025, 104 raste

Dosja që iu dha Gazetasi.al nga prokuroria e Shkodrës tregon se i riu nga Shkodra po udhëtonte së bashku me dy familjarë drejt shtetit fqinj si punëtor sezonal në dimër kur një qen antidrogë i partnerëve ka dhënë alarmin.

I arrestuari rezulton sipas qëndrimit zyrtar se doli para gjykatës së këtij qyteti për akuzën e trafikut të narkotikëve.

“Shtetasi S.M u paraqit në pikën e kalimit kufitar në Muriqan si pasagjer në automjetin e markës ‘Mercedez Benz’, me targa AB.. DR. Mjeti drejtohej nga shtetasi tjetër S.K dhe pasagjer në vendin e parë babai i tij shtetasi F.K.

Nga kontrolli i kryer në automjet së bashku me qenin antidrogë të Malit të Zi, në bagazhin e automjetit është gjetur në brendësi të çantës së shtetasit S.M, një qese plasmasi me një lëndë me karasteristika të ngjashme me cannabis sativa, gjithsej 13 gramë” shkruhet në dosje.

Por i dyshuari ka një version sa të pabesueshëm aq dhe real. Kjo varet si do ta vlerësojë më tej gjykata e cila po e gjykon.

Këtë koment e bëjnë anëtarë të grupit të hetimit që e përshkruan të dyshuarin si një punëtor krahu në Malin e Zi në fushën e ndërtimit, ndërsa gjatë verës ai kishte punuar si punonjës sezonal në Dhërmi.

“I pyetur lidhur me ngjarjen, shtetasi S. M ka deklaruar se ditën e ngjarjes kanë qenë duke shkuar në Malin e Zi për punë, së bashku me dy shtetasit e tjerë, të cilëve iu ka kërkuar ndihmë, duke qenë se ata punonin në ndërtim në këtë shtet. Ai ka punuar në Dhërmi dhe se rastësisht ka gjetur në mbeturinat e një hoteli një qese me lëndë narkotike, të cilën ka filluar ta konsumojë”.

I riu pranon se 13 gramët me hashash i kishte marrë për t’i konsumuar dhe jo për t’i trafikuar dhe se do bamirësit e tij që e morën në makinë nuk kishin asnjë dijeni për këtë fakt.

Babë e bir nga ana e tyre tregojnë në polici se i dyshuari ju kërkoi ndihmë që ta merrnin për punë mbasi jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike.

“Vendosëm ta ndihmojmë duke qenë se ne punojmë në Malin e Zi dhe nuk kishim dijeni që është përdorues”, thotë pasagjeri.

Gjykata si fillim ka vendosur arrest me burg me afat derisa policia shkencore të kthente përgjigjje mbi analizat dhe mjekësia ligjore të vërtetonte nëse është apo jo një përdorues.

 Sidoqoftë prokuroria deklaron: “Nisur nga fakti se kjo sasi prej 13 gram që i është gjetur të dyshuarit S. M, pavarësisht faktit të qënies apo jo përdorues i kësaj lënde narkotike nuk e ndryshon faktin penal dhe pikërisht atë për të cilin ai dyshohet, pasi tashmë është e vërtetuar, pranuar edhe nga kjo gjykatë, se ai po kalonte në pikën kufitare, Muriqan duke mbajtur me vete këtë sasi lënde narkotike, të cilën e ka pranuar edhe i dyshuari.

Kjo sasi e lëndës narkotike (sasia prej 13 gram), pavarësisht se nuk është e madhe në kuptim të kryerjes së kësaj vepre penale siç është ‘Trafikimi i narkotikëve’, parashikuar nga neni 283/a e 22 të K.Penal, rrethanë e cila duhet të merret në konsideratë në gjykimin e themelit të kësaj çështjeje, por kurrsesi kjo sasi edhe nëse nga akti i ekspertimit i dyshuari rezulton se është përdorues i saj, nuk është një sasi e tillë, tashmë e gjithëpranuar nga praktika gjyqësore, për përdorim vetjak.”

Gjyqtarët paraprakë në rastin e të riut vazhdojnë të jenë të ndarë,ku njëri këmbëngul se doza është e papërfillshme dhe tjetri se nuk ka rëndësi sasia por fakti që ai po kalonte kufirin me drogë dhe kjo e bën atë një trafikant ndërkombëtar. Derisa gjykatat ta zgjidhin çështjen, i riu ka mbetur në burg./GazetaSi

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona

Foto/ Gropa ‘përpin’ tre anije në Angli, shpëtojnë mrekullisht dhjetëra persona

22 December, 2025
Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

Lamtumirë Ismet Bellova! Mbahen homazhet për komentatorin e njohur sportiv

22 December, 2025
Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

Kelmendi kërkon të lirohet nga posti i ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të shtetit

22 December, 2025
Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

Të ardhurat nga pensionet në Evropë: Cilat vende ofrojnë pensionet më të larta?

22 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result