Ishin yjet e Barcelonës vite më parë, por karrierat e Lionel Messi-t, Luis Suarez e Cesc Fabregas, shkuan në drejtime të ndryshme.
Megjithatë, kjo nuk ka ndikuar aspak në miqësinë e tyre jashtë fushës. Edhe këtë verë, ata janë duke kaluar së bashku pushimet në prani të bashkëshorteve të tyre në Formentera të Spanjë.
Lionel Messi duket i sigurt të vazhdojë edhe të paktën një vit me skuadrën e PSG në Francës, ndërsa krejt e kundërta po ndodh me Suarez, i cili mbylli kontratën me Atletico Madrid dhe tashmë është në dilemë për të ardhmen. Megjithatë, gjithçka i takon menaxherit të tij dhe 35-vjeçari është parë tepër i qetë në këto pushime.