U shpall kampion i Lojërave Evropiane me Shqipërinë, Karaqi tregon se pse nuk garoi për Kosovën

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Karateisti nga Kosova, Alvin Karaqi, është shpallur kampion në Lojërat Evropiane, duke e përfaqësuar Shqipërinë.

Ai ka folur rreth suksesit të tij në emisionin Sports Show në Klan Kosova.

Por, karateisti nga Kosova tregoi se cilat ishin arsyet se pse ai nuk e zgjodhi vendin e tij për ta përfaqësuar.

“Është kapitull i vitit 2019-të, vitit 2020 dhe nuk dua ta hap sërish. Të gjithë ata që më kanë përcjell e dinë për pakënaqësitë, për padrejtësitë. Unë e kam versionin tim, personat në fjalë e kanë versionin e tyre”, tha ai.

“Unë mendoj që e kam mirë, mendoj se më është bërë e padrejtë. Sot jemi mirë dhe unë zgjas dorën ndaj secilit. Jam krenar ashtu si e kam filluar karrierën për Shqipërinë ashtu edhe po vazhdoj dhe nuk jam larg Kosovës as edhe një metër”, shtoi karateisti.

“Është një kapitull pak a shumë i errët që nuk dua ta hap dhe nuk më bën përshtypje. Kam marrë shumë mësime. Nuk dua të hy andej sepse është një plagë që është shëruar”, theksoi Karaqi.

Karaqi u shpall kampion në kategorinë deri në 84 kilogramë, ku e mposhti holandezin Brian Timmermans me rezultat 3:2.

Fillimisht, karateisti nga Kosova e mundi kroatin Enes Gariboviq me rezultat 2:0, më pas humbi 5:3 nga polaku Michal Babos, ndërsa luftën vendimtare e fitoi ndaj grekut Konstantinos Mastrogiannis. Në gjysmëfinale, ai kishte përballë karateistin nga Italia, Michele Martina, ku luftën e fitoi me rezultat 3:2, ndërsa në finale, ishte më i mirë se holandezi Timmermans.

Share This Article