U tall me talebanët, ekzekutohet komediani afgan

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ky thuhet se është momenti, kur talebanët marrin nga shtëpia e tij komedianin afgan Nazar Mohammad dhe më pas e kanë vrarë.

Ngjarja besohet se ka ndodhur në qytetin e Kandaharit, në fund të muajit korrik. Mohammad shihet ulur në sediljen e pasme, me dy talebanë, të cilët e kanë rrethuar atë, pajisur me armë.

Mohammad ishte i njohur për videot e tij humoristike, ku tallte talebanët. Madje, ai nisi të tallej deri në fund, edhe pse e vriste vdekja.

Një nga talebanët e qëllon atë me shpulla në fytyrë, ndërsa tjetri e përqesh dhe i drejton ndihmësit një armë akoma më të madhe se të parën.

Video zemërthyese është shpërndarë nga mediat ndërkombëtare.

Share This Article