U thirr nga komisioni që kërkon ta shkarkojë, Meta: Mezi pres të kthehem nga parlament

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Dje Komisioni Hetimor i ngjitur për shkeljet e bëra nga Presidenti i Republikës vendosi që të thërrasë Ilir Metën më datë 6 shtator.

I madh ishte interesi nëse Meta do të shkonte apo jo tu përgjigjej pyetjeve.

Sot Presidenti shkruan se mezi pret të rikthehet në Parlament.

“Të dashur miqtë e mi gazetarë,

Më “çmendët” me sms tuaja, si asnjëherë tjetër!

Po ç’është kjo pyetje kaq absurde që më bëni të gjithë: A do shkoj tek Parlamenti?!

Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik.

Së dyti, unë mezi pres të kthehem tek Parlamenti”, shkruan Meta.

Share This Article