U vranë nga Dritan Dajti 11 vjet më parë, Basha kujton efektivët e ndjerë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lulzim Basha ne Twitter: Nderim për dëshmorët e luftës kundër krikit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari. 11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës, por drejtësia akoma nuk është bërë. Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur. Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve. Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim. Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve të luftës me krimin nuk do të shkojë dëm.

Share This Article