U zgjodh drejtues qarku, Lefter Maliqi shpall nisjen e ‘fushatës’ elektorale në Kuçovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Lefter Maliqi ka nisur seriozisht punën për të arritur fitore në bashkinë e Kuçovës. Nëpërmjet një postimi në facebook, Maliqi u bën thirrje banorëve të Kuçovës të bashkohen për fitore.


“Të dashur miq!
Zyrtarisht jemi në vit elektoral! 💪

Ditën e Enjte startojmë fushatën elektorale së bashku në dy drejtime, për Zgjedhjet e parakohëshme në Bashkinë Kuçovë, të grabitur më “14 Maj”, që priten të ndodhin si dhe për sfidën e ardhëshme të zgjedhjeve te pergjithëshme pas 1 viti.

Së bashku nisim rrugëtimin e fitores së përbashkët në Bashkinë Kuçovë dhe në Qarkun Berat, me shpresë, besim e optimizëm në çdo lagje, fshat e qytet.

Jemi të sigurt në fitore spektakolare pasi premtimi, thjeshtësia, humanizmi, veprat dhe gjurmët e lëna na bëjnë optimist për diferencimin ndaj çdo force e kandidati që ju kanë mashtruar dhe s’kanë mbajur asnjë premtim ndaj jush. E drejta do të fitojë ndaj mafias, krimit, korrupsionit dhe paaftësisë.

Së shpejti me ju, pranë jush, me fitore!”-përfundon Maliqi.

Share This Article