Tregtonte kokainë në sy të policisë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Itali

albnews
By
1 Min Read

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, 23 vjeç, i cili u pa duke i shitur kokainë një 48-vjeçari, i cili po ashtu u vu në pranga.

Më pas karabinierët kontrolluan shqiptarin, makinën e tij dhe shtëpinë në zonën e Fermos ku ai jetonte, duke gjetur tetë doza kokaine të barabarta me pak më shumë se 5 gramë, dy celularë dhe 345 euro cash që besohet se janë rezultat i aktivitetit të trafikut të drogës.

Droga, paratë dhe telefonat celularë u sekuestruan ndërsa 32-vjeçari u çua pas hekurave.

Share This Article