Uashingtoni e do heqjen e tarifave menjëherë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“E gjithë Qeveria amerikane po ia kërkon Kosovës t’i heqë menjëherë të gjitha tarifat”, ka thënë për “Kohën Ditore”, Dick Custin – zëdhënës i emisarit të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, kur është pyetur nëse do të aplikohen sanksione ndaj Kosovës; nëse është stopuar asistenca financiare që ndërlidhet me fondet e Sfidës së Mijëvjeçarit, dhe nëse SHBA-ja po e shqyrton tërheqjen e ushtrisë nga Kosova.

Por një senator republikan dhe djali i presidentit Trump, të enjten kanë bërë thirrje për tërheqjen e trupave amerikane, nëse Qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj mallrave serbe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, ditën kur u takua me emisarët e kancelares Merkel dhe të presidentit Macron, kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk beson që do të ketë sanksione nga SHBA-ja që po kërkon heqjen e menjëhershme të taksës dhe pa kushte. Por ka konfirmuar raportimet e fundit të gazetës se vendimmarrja për taksën në qeveri po vonohet për shkak të kundërshtimit të LDK-së.

Të martën senatori republikan, David Perdue, me thirrjen e tij për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në Kosovë, nëse kjo e fundit nuk është e përkushtuar për paqe, ka nxitur reagime të shumta.

Share This Article