ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin? 14 hours ago
Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë 14 hours ago
Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore 15 hours ago
Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase 15 hours ago
Tarifat globale të SHBA, administrata Trump i drejtohet gjykatës supreme 15 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiqit

albnews by albnews
5 September, 2025
in Bota
0
Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiqit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Serbia është një shoqëri e shkatërruar nga nacionalizmi”, thotë për DW teologu dhe historiani i Beogradit, Vukashin Miliqeviq. Ai është një nga shumë intelektualë në Serbi që mbështesin protestat studentore.

Për më shumë se dhjetë muaj, qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në pothuajse çdo qytet të Serbisë. Ata kërkojnë zgjedhje të reja dhe fundin e korrupsionit të përhapur gjerësisht. Lëvizja e protestës u nxit nga një incident në nëntor 2024, kur një tendë mbi një stacion treni të rinovuar u shemb në Novi Sad, duke lënë të vdekur 16 persona. Shumë banorë akuzojnë zyrtarët shtetërorë se janë bashkëfajtor në aksident.

RelatedPosts

Avionët e Maduros fluturojnë mbi anijet amerikane, Pentagoni: Mos e bëni më

Mark Zuckerberg padit Facebook-un për mbylljen e llogarisë

Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase

Sipas informacionit të disponueshëm, “puna e dobët” është një nga shkaqet e tragjedisë. Deri më tani, regjimi i Presidentit Aleksandar Vuçiq (SNS) nuk i ka nxjerrë përgjegjësit para ndonjë gjykate të pavarur. Kjo ka zemëruar shumë qytetarë. Demonstratat, të udhëhequra nga studentët dhe profesorët e tyre në universitete, po përhapen. Ata tani po kërkojnë zgjedhje të reja. Aktualisht është e pasigurt nëse regjimi do t’i mbijetojë protestave politikisht.

“Mbrojtja e interesave të elitës së korruptuar”

Kushdo që mbështet publikisht studentët, siç bën Vukashin Miliqeviq i duhet të përballet me represion. Çfarë është e veçantë në rastin e tij: është pikërisht maja e Kishës së fuqishme Ortodokse Serbe (SPC), e cila nisi procedura kundër tij, duke u bërë kështu bashkëpunëtore e sundimtarit autoritar serb.

Kur bëhet fjalë për shtypjen e mendimit të lirë, Patriarku Porfirije dhe Presidenti Vuçiq shpesh veprojnë në bashkëpunim. Kjo është një rrethanë që Vukashin Miliqeviq e ka kritikuar prej kohësh.

“Kjo nuk ka të bëjë fare me kujdesin për interesin publik, por me mbrojtjen e interesave të elitës së korruptuar, e cila praktikisht ka rrëmbyer Serbinë”, thotë ai për Deutsche Welle. Patriarku dhe disa peshkopë të afërt me të, siç është Irinej Buloviq nga Novi Sadi, janë pjesë e asaj elite.

Vukashin Miliqeviq, një prift i shuguruar dhe baba i katër fëmijëve, është vënë re në publik edhe më parë. Për shembull, kur koronavirusi u përhap në Serbi disa vjet më parë. Në atë kohë, ai kritikoi atë që e konsideronte sjellje të papërgjegjshme të udhëheqjes së kishës gjatë shërbesave fetare. Disa peshkopë, përfshirë Patriarkun e atëhershëm Irinej, dhe shumë priftërinj dhe besimtarë, vdiqën si pasojë e infeksionit me virusin SARS-CoV-2.

Kritika e Vukashin Miliqeviqit ndaj udhëheqjes së kishës pati pasoja: atij nuk i lejohet më të shërbejë liturgjinë dhe aktualisht ndodhet para të ashtuquajturës “gjykatë kishtare”.

Ky është një organ kishtar që zgjidh mosmarrëveshjet brenda bashkësisë fetare. Anëtarët e tij janë peshkopë dhe priftërinj. Kryeson peshkopi përgjegjës për Beogradin, Patriarku Porfirije. Nëse Vukashin Miliqeviq shpallet “fajtor”, në rastin më të keq ai përballet me përjashtim nga kisha – që është ndëshkimi më i rëndë për këtë të krishterë të devotshëm.

Udhëheqja e Kishës është servile

Por Vukashin Miliqeviq nuk frikësohet. Në një intervistë me DW, ai kërkon që udhëheqja e kishës të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj – për shembull, për servilizëm ndaj shtetit. Ai vazhdon duke thënë se përvetësimi i fondeve publike dhe shkeljet e moralit të krishterë nga kleri duhet të hetohen.

Blagoje Panteliq, i cili ka shkruar për tema fetare për vite me radhë dhe është kryeredaktor i portalit teologjik më me ndikim në Ballkan (“teologija.net”), që po ashtu mbështeti protestat studentore. Por udhëheqja e kishës ia ka bërë të qartë: nuk do të ketë doktoraturë. Në një intervistë me DW, Blagoje Panteliq akuzon Patriarkun Porfirije se e ka vënë veten në shërbim të regjimit. “Kjo është e papranueshme”, thotë ai.

Panteliq kritikon më tej vizitën e Patriarkut Porfirije dhe Peshkopit Irinej në Moskë në prill. Ndërsa ushtria ruse, me bekimin e Patriarkut Ortodoks Rus Kirill, po zhvillon një luftë agresioni në Ukrainë, mysafirët serbë në Kremlin bënë shaka me Presidentin Vladimir Putin. Për më tepër, ata i karakterizuan protestat në Serbi si një “revolucion me ngjyra” që thuhet se është nxitur nga Perëndimi.

“Masat kundër Miliqeviqit dhe Panteliqit duhen parë në kontekstin e një përpjekjeje për të kontrolluar diskursin teologjik”, thotë Thomas Bremer, profesor i teologjisë në Universitetin e Münster.

Ai u shpreh gjithashtu se diskutimet teologjike po zhvillohen edhe jashtë kornizës së kontrolluar nga kisha. “Kjo nuk do të jetë e mundur të parandalohet”, thotë profesor Bremer, një nga ekspertët më të respektuar të otodoksisë në Perëndim. Nëse lëvizja protestuese në Serbi është e suksesshme dhe regjimi aktual përmbyset, kuadrot që mbështetën Vuçiqin do mbajnë gjithashtu përgjegjësi – qofshin pjesë e ushtrisë, shërbimeve të inteligjencës apo dhe kishës. DW

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin?

Buka në dietën tonë, e nevojshme apo rrezik për shëndetin?

4 September, 2025
Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

Inteligjenca Artificiale “godet” më fort të rinjtë: Rënie e ndjeshme e punësimit në sektorët teknologjikë

4 September, 2025
Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore

Fitoi një yll Michelin, por e vetmja gjë që dëshiron të bëjë është të shesë akullore

4 September, 2025
Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase

Medvedev: Moska do sekuestrojë asetet britanike në Rusi dhe territoret e pushtuara ukrainase

4 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result