UEFA cakton gjyqtarin e ndeshjes me Anglinë, kush do të vendosë drejtësi në Wembley!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

UEFA ia ka besuar bilbilin spanjollit Alejandro Hernandez i cili do të jetë gjyqtari kryesor në sfidën mes Anglisë dhe Shqipërisë.

Të premten, në orën 20:45, dy skuadrat do të përballen në “Wembley” të Londrës për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Ndihmës të tij do të jenë Jose Naranjo, Diego Sanchez Rojo dhe Alejandro Ruiz.

Në VAR do të jetë Cesar Soto Grado, ndërsa ndihmës i tij Valentin Gomez. Alejandro Hernandez nuk rezulton ta ketë drejtuar më parë Kombëtaren Shqiptare.

Share This Article