• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Ukraina bën përparime: Kemi rimarrë platformat e naftës pranë Krimesë

Ukraina bën përparime: Kemi rimarrë platformat e naftës pranë Krimesë

by albnews
13 September, 2023
in Bota
0
5
VIEWS

Ushtria ukrainase tha se ka rimarrë platformat e naftës në Detin e Zi që ishin pushtuar nga forcat ruse, duke e përshkruar këtë zhvillim si një hap kyç për rimarrjen e Krimesë. Luftëtarët ukrainas kanë bërë përparim domethënës edhe për rimarrjen e Bakhmutit, qytetin që u rrethua dhe u pushtua nga forcat ruse në maj.

Që kur pushtoi platformat e naftës në vitin 2015, Rusia i ka përdorur ato si pista për nisjen e helikopterëve ushtarakë, si baza për forcat e saj dhe si platforma të larta për lëshimin e raketave me rreze të gjatë. Historikisht, Rusia ka orientuar raketat e saj drejt anijeve që transportojnë grurë dhe materiale të tjera jetike drejt Ukrainës. “Rusisë i është mohuar aftësia për të kontrolluar plotësisht ujërat e Detit të Zi, dhe kjo e bën Ukrainën të jetë shumë hapa më pranë rimarrjes së Krimesë”, tha shërbimi i zbulimit ushtarak të Ukrainës. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk pati komente të menjëhershme për këto njoftime.

Me rimarrjen e këtyre platformave, Kievi ka siguruar kështu edhe një burim energjitik tepër të nevojshëm për luftën. Zëvendësministri i Mbrojtjes tha se luftëtarët ukrainas kanë rimarrë një qytet në provincën Donetsk dhe kanë marshuar drejt dy qyteteve të tjera në jug të Bakhmutit.

Ndërkohë, Gjermania ka premtuar të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës ndihma ushtarake, ekonomike dhe humanitare, duke njoftuar se mbështetja e saj e deritanishme prej 23.6 miliardë dollarësh e bën atë mbështetësen e dytë më të madhe të Kievit, pas Shteteve të Bashkuara. Këto zhvillime vijnë pasi Ukraina pritet të jetë në gjendje të përdorë brenda tre muajsh avionët F-16 të huazuar nga Shtetet e Bashkuara, pasi pilotët e tyre të marrin mësime të përshpejtuara në Bazën Morris të Gardës Kombëtare Ajrore në Tucson, të Arizonës.

Presidenti rus Vladimir Putin tha të martën se dërgesat perëndimore të avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë vetëm se do ta zgjasin konfliktin. Duke folur në një forum ekonomik në Vladivostok, zoti Putin tha se 1,000 deri në 1,500 rusë dalin vullnetarë për në ushtrinë ruse çdo ditë dhe se 270,000 ishin regjistruar gjatë gjashtë muajve të fundit. Ai vazhdoi duke shtuar se pret që politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara për Rusinë të mbetet e njëjtë, pavarësisht nëse Presidenti Biden do të mbetet në këtë detyrë apo jo.

Zoti Putin tha gjithashtu se kundërofensiva e Ukrainës, e nisur në qershor në përpjekje për të rimarrë territorin nga forcat pushtuese ruse, kishte dështuar. Shtetet e Bashkuara njoftuan paketën e tyre të fundit të ndihmave ushtarake për Ukrainën javën e kaluar, ndërsa Sekretari i Shtetit Antony Blinken udhëhoqi një delegacion në Kiev për t’u konsultuar me udhëheqësit ukrainas. Sekretari Blinken e përshkroi përparimin e kundërofensivës si “shumë inkurajues”. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha gjatë një konference për shtyp të hënën se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të vlerësojnë përparimin që forcat ukrainase po bëjnë në terren dhe se objektivat e përgjithshme strategjike të Rusisë në Ukrainë kanë dështuar.

“Objektivi i tyre ishin të merrnin Kievin, të merrnin pjesën më të madhe, nëse jo të gjithë vendin, për të rrëzuar qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Ukrainës. Në të gjitha këto gjëra ata kanë dështuar”, tha ai. Zoti Miller vuri në dukje se ukrainasit kanë rimarrë rreth 50% të territorit që Rusia kishte pushtuar në kulmin e sulmit të saj frontal.

Previous Post

Escobar tregon rrugën se si mund të zgjidhet kriza: Dorëheqja e kryetarëve në komunat në veri të Kosovës, rruga më e shpejtë dhe më e lehtë

Next Post

DASH reagon sërish për çështjen ‘Beleri’: Presim që autoritetet shqiptare të respektojnë ligjet e vendit

albnews

albnews

Related Posts

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane
Bota

17 anëtarë të familjes El Chapo dorëzohen tek autoritetet amerikane

13 May, 2025
SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë
Bota

SHBA-ja heq mbrojtjen e përkohshme për mijëra afganë

13 May, 2025
Gjermania arreston 4 udhëheqës të grupit ekstremit të djathtë “Mbretëria e Gjermanisë”
Bota

Gjermania arreston 4 udhëheqës të grupit ekstremit të djathtë “Mbretëria e Gjermanisë”

13 May, 2025
Next Post
DASH reagon sërish për çështjen ‘Beleri’: Presim që autoritetet shqiptare të respektojnë ligjet e vendit

DASH reagon sërish për çështjen ‘Beleri’: Presim që autoritetet shqiptare të respektojnë ligjet e vendit

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

Vizita te Putin, deputetët Laburistë kërkojnë “ndëshkimin” e Vuçiçit nga Britania e Madhe

13 May, 2025
Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

BE deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri: U zhvilluan në klimë të polarizuar, palët nuk garonin në kushte të barabarta

13 May, 2025
PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

PD denoncim për manipulim votash në Tiranë: Fenomeni i “trenit bullgar” te KZAZ 40

13 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4693 shares
    Share 1877 Tweet 1173
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2390 shares
    Share 956 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1868 shares
    Share 747 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1809 shares
    Share 724 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1695 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM