ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi 11 hours ago
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit 13 hours ago
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena 14 hours ago
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në 15 hours ago
3 vrasje në një ditë, ministrja Koçiu: Nuk kemi çfarë të bëjmë, janë ngjarje mafioze 15 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Ukraina dhe perëndimi: Mobilizimi, shenjë se agresioni rus në Ukrainë po dështon

albnews by albnews
21 September, 2022
in Bota
0
Ukraina dhe perëndimi: Mobilizimi, shenjë se agresioni rus në Ukrainë po dështon
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Marrë nga Reuters, AP dhe ABC News

Presidenti rus Vladimir Putin thirri të mërkurën 300,000 rezervistë për të luftuar në Ukrainë duke mbështetur planet për aneksimin e një pjesë të vendit fqinj. Po ashtu ai la të kuptohej se është i gatshëm të përdorte armë bërthamore. Ky është mobilizimi i parë i Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë reaguan duke thënë se vendimi tregonte se fushata e Rusisë në Ukrainë po dështon. Ndërkaq Moska për herë të parë përmendi shifrën se 6 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë, ndonëse Pentagoni në muajin gusht kishte thënë se shifra e ushtarëve rusë të vrarë e plagosur në Ukrainë arrijnë deri në 80 mijë veta.

RelatedPosts

Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

Tmerr në det, fundoset katamarani me 55 turistë

Pakistani ‘në gjendje lufte’, shpërthimi pranë gjykatës shkakton 12 viktima dhe 20 të plagosur

Në një fjalim të mbajtur sot në mëngjes Presidenti Putin tha se mobilizimi do të fillojë nga dita e sotme. Ai akuzoi NATO-n për luftën në Ukrainë, duke shantazhuar edhe me armë bërthamore.

“Po flasim jo vetëm për bombardimin e nxitur nga perëndimi të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhias, por edhe për deklaratat e disa përfaqësuesve të rangut të lartë të NATO-s për mundësinë e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë kundër Rusisë… Dua t’u kujtoj atyre se edhe vendi ynë ka shumëllojshmëri armësh, dhe në disa fusha edhe më moderne se ato të vendeve të NATO-s. … Ky nuk është një bllof,” tha presidenti rus, Vladimir Putin.

Ukraina dhe aleatët e saj perëndimorë reaguan duke thënë se vendimi për mobilizim të pjesshëm të popullsisë tregon se fushata e Rusisë në Ukrainë po dështon.

“Padyshim kjo tregon se ai po has vështirësi dhe ne e dimë këtë. Ka moral dhe kohezion të tmerrshëm në fushën e betejës. Ai ka probleme me dezertimet dhe me detyrimin e të plagosurve që të kthehen përsëri në luftë. Ai është në disavantazh, veçanërisht në zonën verilindore të Donbasit”, tha sot zëdhënësi i Këshillit Kombëtar amerikan të Sigurisë, John Kirby për televizionin ABC.

Mikhailo Podolyak, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodmyr Zelensky i tha agjencisë Reuters se “vendimi është absolutisht i parashikueshëm, i cili duket më shumë si një përpjekje për të justifikuar dështimin e tyre”.

Kina mbajti një qëndrim më neutral.

“Ne u bëjmë thirrje palëve të interesuara që të arrijnë një armëpushim dhe t’i japin fund luftës përmes dialogut dhe negociatave, dhe të gjejnë një zgjidhje që merr parasysh shqetësimet e arsyeshme të sigurisë të të gjitha palëve,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Wand Wenbin.

Ministri rus i Mbrotjes Sergi Shoigu, bëri sot të ditur numrin e ushtarëve rusë të vrarë gjatë luftës në Ukrainë.

“Kemi kohë që nuk kemi folur për këtë, por duhet të përmend humbjet tona. Deri më sot kemi humbur 5937 persona”, tha ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Perëndimi beson se humbjet në radhët e forcave ruse janë shumë më të mpdha.

“Forcat ruse kanë pësuar dhjetëra mijëra viktima” tha sot zëdhënësi i Këshillit Kombëtar amerikan të Sigurisë, John Kirby në televizionin ABC.

Në muajin gusht, Pentagoni tha se besonte se midis 70,000 dhe 80,000 pjesëtarë të personelit rus ishin vrarë ose plagosur gjatë luftës mbi 200 ditëshe në Ukrainë.

Ministri Shoigu tha se Rusia ka 25 milionë luftëtarë në dispozicion të saj.

Dekreti i publikuar në faqen e internetit të Kremlinit vinte në dukje se mobilizimi do të zbatohej vetëm për rezervistët me përvojë të mëparshme ushtarake.

Ministri rus tha se atyre do t’u jepej trajnim shtesë përpara se të dërgoheshin në Ukrainë dhe se nuk do të përfshinin studentë ose ata që kishin shërbyer vetëm si rekrut.

Shoigu tha se mobilizimi do të ndihmonte Rusinë të “konsolidojë” territoret që mban në një vijë fronti prej 1,000 km në Ukrainë.

Moska thotë se po zhvillon një “operacion special” për të çmilitarizuar fqinjin e saj dhe për ta çliruar atë nga nacionalistët e rrezikshëm.

Kievi dhe Perëndimi thonë se Rusia po ndëprmerr një fushatë imperialiste për të ripushtuar një fqinj properëndimor, që u çlirua nga sundimi i Moskës kur Bashkimi Sovjetik u shemb më 1991.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

Dhjetë vite bashkë në siguri: Ballkani e Evropa në një zë nga Shkupi

11 November, 2025
FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

11 November, 2025
EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

11 November, 2025
Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

Irani kërkon një ‘marrëveshje paqësore bërthamore’ me SHBA-në

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result