Ukraina përgatitet për luftë, Zelenskiy miraton ligjin për aktivizimin e rezervistëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka nënshkruar një ligj që e lejon futjen e rezervistëve në shërbim ushtarak pa e shpallur gjendjen e mobilizimit, njoftoi zyra e tij të mërkurën.

E miratuar nga kuvendi në fund të marsit, kjo masë e mundëson përforcimin e konsiderueshëm të forcave të armatosura, në kohën e eskalimit të tensioneve me Rusinë në Ukrainën lindore, shkruan Reuters.

“Kjo do të mundësojë që të gjitha njësitë ushtarake të plotësohen shpejt me rezervistë, duke e rritur në masë të konsiderueshme efikasitetin luftues gjatë agresionit ushtarak”, thuhet në njoftimin e presidencës ukrainase.

Të martën, presidenti i Ukrainës e ftoi homologun e tij rus, Vladimir Putin, që të takohen në rajonin Donbas për bisedime me qëllim që t’i jepet fund konfliktit në atë zonë dhe të ulen tensionet mes dy vendeve fqinje.

Ukraina, aleatët e saj perëndimorë dhe NATO-ja e kanë akuzuar Rusinë për provokim përmes grumbullimit të trupave në Krimenë e pushtuar dhe afër kufirit lindor të Ukrainës. Në anën tjetër, Rusia i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n për aktivitete provokuese në rajonin e Detit të Zi.

Share This Article