Ministri francez: Të tepruara kufizimet e Britanisë për francezët

 1,783 total views,  1 views today

“Kufizimet e Mbretёrisё sё Bashkuar(MB) pёr udhёtarёt nga Franca duken tё tepёrta”, tha ministri francez i çështjeve Evropiane, teksa Franca përpiqet të mbajё nёn kontroll rastet në rritje të COVID, të cilat aktualisht janё mё pak se një e treta e rasteve të raportuara ditore në MB.

“Mendojmё se vendimet e MB-sё nuk janё bazuar totalisht nё baza shkencore. Ne i shohim ato si tё tepruara”, tha Clement Beaune për agjencinё e lajmeve “BFM TV”, pasi MB-ja vendosi mes shqetёsimeve pёr variantin Beta, se vizitorët nga Franca duhet të bëjnё 10 ditё karantinë pasi tё hyjnё nё MB.

Autoritetet franceze thanё se pjesa mё e madhe e rasteve me variantin Beta vijnё nga territoret e La Reunion dhe Mayotte në Oqeanin Indian, se sa nga Franca kontinetale, nё tё cilёn sipas tyre varianti nuk ёshtё pёrhapur shumё.

Situata pandemike në Francë

Franca po pёrpiqet të kufizojë përhapjen e shpejtë të variantit më ngjitës Delta, i cili ka çuar nё shtimin e rasteve tё reja.

Vendi raportoi më shumë se 12 mijё e 500 raste të reja me coronavirus të dielën, dita e tretë nё tё cilёn kurba vazhdon tё qёndrojё nё mbi 10 mijё tё tilla. Nga ana tjetër, MB-ja ka numёruar rreth 48 mijё raste ditore.

“Ose do të rrisim vaksinimin ose do të presim njё cunam tё COVID-19, nuk ka alternativё tjetёr”, tha zëdhënësi i qeverisë franceze, Gabriel Attal ndërsa parlamenti përgatitej të miratonte ligjin pёr “pasaportën e re të shëndetit”.

Pasaporta pritet t’i bёjё qytetarëve presion pёr t’u vaksinuar, duke e bërë të detyrueshme provën e një vaksinimi ose testi negativ për të hyrë në restorante, qendra tregtare, trena me distancë të largët apo spitale.

Si u prit rregulli i ri

Një sondazh i Ipsos javën e kaluar zbuloi se 62% e francezëve ishin pro lejes shëndetësore, me qindra mijëra njerëz të cilët u regjistruan  për t’u vaksinuar javёn e kaluar, pasi presidenti zbuloi planet.

Deri tani, më shumë se 43% e francezëve kanë marrё tё dyjat dozat.

Megjithatё, rregullat e rrepta tё vaksinimit janё shoqёruar gjithashtu me protesta tё shumta nё rrugёt e Francёs, sidomos pas vendimit pёr inokulimin e detyrueshёm pёr punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe personelin e shtëpive të pensionit.

Disa ligjvënës që mbështetën rregullat e reja të vaksinimit, flitet madje të kenë marrë dhe kërcënime me vdekje.

Një qendër vaksinimi u dogj në Urrugne, në Pyrenees-Atlantique në Francën jug-perëndimore të shtunën, për të cilën prokurori publik i Bayonne ka nisur një hetim për zjarrvënie.

Smboli i yllit të verdhë tё nazizmit u pa gjithashtu gjatë protestave, akt i cili u shoqërua me zemërim të madh nga qeveria.

“Ylli i verdhë ishte një pasaportë që të çoi drejt vdekjes, ndërsa vaksina shpёton jetё”, tha avokati Arno Klarsfeld, një anëtar i shoqatës “Bijtë dhe Bijat e Të Dëbuarve Hebre nga Franca”.

Po ashtu, Lidhja Ndërkombëtare e Francës kundër Racizmit dhe Antisemitizmit(LICRA), e quajti gjestin totalisht skandaloz dhe tha se pёrdorimi i tij kishte rritur gjithashtu negacionizmin.

Share
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •