Ukrainasit publikuan imazhe të dronit të rrëzuar, tallën keq me rusët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave ukrainase publikoi në rrjete sociale fotografi të dronit zbulues rus, i cili shihet i rrëzuar në tokë.

Autoritetet ukrainase gjithashtu nuk kanë hezituar edhe të tallen me shtetin e Rusisë.

 “Ministria Ruse e Situatave të Emergjencave a jeni atje? A i keni zbuluar tashmë të gjitha zjarret në pyjet e Siberisë, kur vendosët të lëshoni dronët tuaj mbi rajonin e Donetskut? A i sollën mbeturinat tuaja?”, pyetën ata.

“Ju kujtojmë! Gjatë fryrjeve të forta të erës, nuk rekomandohet të ecni nën tabela, të qëndroni pranë pemëve të larta (veçanërisht plepave) dhe linjave të energjisë elektrike, ose të lëshoni drone zbulimi mbi vende të tjera. Respektimi i këtyre rregullave të thjeshta do të ndihmojë në shpëtimin e jetëve dhe kontributi juaj në këtë luftë do të shkojë në koshin e plehrave të historisë”, u thanë ukrainasit rusëve.

Ndryshe, autoritetet ukrainase kanë pohuar se kanë vrarë edhe një gjeneral rusë, të dhjetin me radhë që prej agresionit rus në Ukrainë.


Share This Article