Universiteti i Stanfordit: Numri i të infektuarve me virus mund të jetë 80 herë më i lartë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Universiteti i Stanfordit: Numri i të infektuarve me virus mund të jetë 80 herë më i lartë

Sipas një studimi të Universitetit të Stanfordit në Shtetet e Bashkuara, numri i të infektuarve me koronavirus mund të jetë deri në 80 herë më i lartë se shifra zyrtare në një rajon të Kalifornisë.

Në studimin e publikuar të premten u testuan mostrat e 3,330 personave në Santa Clara të Kalifornisë. Përmes këtij studimi u zbulua se virusi mund të jetë 50 deri 80 herë më i përhapur sesa që tregojnë të dhënat zyrtare.

Ky studim është i pari i një shkalle kaq të gjerë dhe ende nuk është vlerësuar nga hulumtuesit e tjerë. Ai u krye përmes identifikimit të antitrupave në individët e shëndoshë përmes shpimit të gishtit, për të zbuluar nëse këta persona ishin infektuar ose shëruar nga koronavirusi më parë pa e ditur, shkruan “The Guardian”.

Në kohën e studimit, Santa Clara i kishte 1,094 raste të infektimeve dhe 50 viktima të Covid-19. Megjithatë, bazuar në shkallën e njerëzve që kishin antitrupa në organizëm, ka gjasë që 48 mijë deri 81 mijë njerëz të jenë infektuar deri në fillimt të prillit, shifër 50 deri 80 herë më e madhe se numri zyrtar i të prekurve.

Këto rezultate lënë të kuptohet se koronavirusi gjithashtu mund të jetë shumë më pak vdekjeprurës sesa është menduar më parë. Deri të martën, shkalla e vdekshmërisë në Shtetet e Bashkuara ishte 4.1 për qind, ndërsa hulumtuesit e këtij universiteti thanë se gjetjet e tyre tregojnë që kjo shkallë është vetëm 0.2 për qind.

Share This Article