Vatër e re koronavirusi në Kamëz

albnews
By
1 Min Read

Pas fasonerisë në Krujë, ku rezultuan pozitive me koronavirus disa punonjës, një tjetër biznes fason është identifikuar si vatër infeksioni.

 “News24” mësojn se kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dy punonjëse të një fasonerie në Kamëz.

Punonjësit e infektuar janë në fasonerinë “ProDyn”, e cila, siç bëjnë me dije burime zyrtare, ishte mbyllur vetëm një javë dhe më pas kishte rifilluar punën, duke pranuar rrezikun e pandemisë.

Të njëjtat burime theksojnë se biznesi kishte marrë si masë mbrojtëse vetëm matjen e temperaturës së punonjësve.

Share This Article