Urdhër ekzekutimi nga burgu? Detaje të reja nga vrasja e dy shqiptarëve në Greqi, autori u udhëzua nga…

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e së dielës, ku dy shqiptarë u vranë brenda një lokali në Athinë. Kreshnik Çerçizaj, 41 vjeç mbeti i vdekur në vend dhe Armando Organja, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra.

Ata u qëlluan nga një person i maskuar, i cili hyri brenda lokalit në qendër të sheshit Nea Smyrni.

Sipas informacioneve të OPEN, policia ka parë me kujdes pamjet nga kamerat e sigurisë të rrugës ku autori hyn brenda në lokal.

Pasi shkoi vendngjarje, ai qëndroi jashtë për një kohë shumë të shkurtër për të gjetur objektivin e tij, përpara se të futej në kafene dhe të ekzekutonte gjakftohtësisht dy burrat.

Ekzekutimi ishte një “mesazh” mes bandave

Autoritetet vlerësojnë se pas vrasjes fshihet një larje hesapesh dhe se autori i përket një bande që ka dashur t’i dërgojë mesazh rivalit të saj duke vrarë viktimat. Sa i përket motivit, duket se ka lidhje me drogën.

Sipas informacioneve, ekzekutori i dy shqiptarëve ndodhet brenda vendit. Informatorët kryesorë janë personat që ndodhen në burg, pasi viktima ka qenë i burgosur më parë në burgjet e Korydallos.

Urdhër ekzekutimi nga burgu?

Nuk përjashtohet që urdhri të jetë dhënë nga brenda një qelie, nga një shqiptar. Autoritetet vlerësojnë se ka qenë edhe një bashkëpunëtor, i cili mund të ketë qenë i ulur në kafenenë ku ka ndodhur vrasja dhe ka qenë duke informuar të armatosurin.

Share This Article