Uruguai ka shënuar një rekord rastesh të reja me Covid-19, duke raportuar 1.215 të tilla.
Shteti amerikano-jugor ka një popullsi prej 3.4 milionë banorësh.
Shifra është 28% më e lartë se rekordi i mëparshëm ditor në 6 janar.
Uruguai, i cili kishte një numër shumë të ulët të infeksioneve në fillim dhe ishte vlerësuar nga zyrtarët e shëndetësisë globale për trajtimin e saj të pandemisë. Ai ka regjistruar raste të rritjes së infeksioneve që nga dhjetori.
Aktualisht ka pothuajse 7,000 raste aktive.
Për shkak të rritjes së rasteve të reja, qeveria njoftoi javën e kaluar se do të zgjasë mbylljen e kufirit me 20 ditë deri më 30 janar.
Disa teatro do të lejohen të rihapen nga e hëna në audienca më të vogla.
Baret dhe restorantet gjithashtu do të lejohen të qëndrojnë të hapur edhe dy orë në ditë.
Në përgjithësi, ka pasur më shumë se 26,000 raste në vend dhe 256 vdekje nga virusi.




