ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 15 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 15 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 17 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 18 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 1 day ago
Next
Prev
Home Albania

Uzuni e Ndoj: Duhet të hyjmë në fushë vetëm për fitore

albnews by albnews
12 November, 2019
in Albania
0
Uzuni e Ndoj: Duhet të hyjmë në fushë vetëm për fitore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kombëtarja Kuqezi ka nisur në Durrës përgatitjet për dy kualifikueset e fundit të “Euro 2020”, ndaj Andorës dhe Francës.

Ndeshja e parë do të luhet në “Elbasan Arena”, më 14 nëntor, ndërsa tjetra në stadiumin e ri të kryeqytetit. Në konferencë për shtyp, mesditën e sotme kanë dalë dy futbollistë, Emanuele Ndoj dhe Myrto Uzuni. Të dy futbollistët shprehen optimist për këto përballje.

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

“Është tjerët klubi është tjetër kombëtarja. Kur je këtu ke ndjenja të tjera, e ndien më shumë fanellën, ke besim. Unë ndihem krenar që i përfaqësoj këto ngjyra. Mungova në dy ndeshjet e kaluara, por mezi po e prisja ftesën e radhës. Kam punuar fort dhe e prisja rikthimin”-, tha Uzuni.“Ndihem mirë, pasi me skuadrën time kam luajtur çdo ndeshje nga 90 minuta, kam asistuar kam shënuar. Besoj se jam në formë të mirë. Dua të luaj në të dyja ndeshjet, por si fillim duhet t’i tregoj trajnerit në stërvitje se jam i gatshëm. Nuk jam ndier mirë që nuk u grumbullova, por jam shumë i lumtur që u riktheva. Trajneri e pa që po bëja mirë në klubin tim, ndaj më thirri. Nuk kërkoj sqarime, sepse trajneri nuk mund t’i japë llogari lojtarit pse nuk e thërret. Konkurrenca, edhe në sulm, ku luaj unë, i bën mirë ekipit. Lojtarët japin maksimumin për të merituar formacionin”, vijoi sulmuesi kuqezi.

“Aspekti personal del në plan të dytë te kombëtarja. Me rëndësi është që të marrim pikët maksimale, sepse kështu do të mbeteshim të gjithë të gëzuar. Ndaj Andorrës nuk duhet nënvlerësim. Jemi profesionistë dhe duhet të hyjmë në fushë vetëm për fitore, pavarësisht kundërshtarit. Të marrim tri pikët në ndeshjen e parë, pastaj mendojmë për Francën. Fakti që do të luajmë në shtëpinë tonë të re përbën një motiv plus. Aty, tifozëria do të jetë e gatshme për të na përkrahur akoma me shumë”, theksoi ai.

Emanuele Ndoj tha se është i lumtur për rikthimin te Kombëtarja. “Jam i lumtur që kthehem në kombëtare. Kam qenë jashtë fushave për 3 muaj, i dëmtuar. Tashmë kam filluar të stërvitem me ekipin dhe të luaj. Jam më mirë. Pas dëmtimit, kam luajtur 2 ndeshje në Serie A. Mund të kem rreth 70 minuta në këmbë. A jam gati të luaj me kombëtaren? Këtë do ta vendosë trajneri. Nëse paraqitem mire në stërvitje, do të më aktivizojë. Është gëzim i madh të jem këtu, do të jap 100 % çdo herë që do të luaj. Këtë periudhë më ka munguar shumë kombëtarja”, theskoi Ndoj.

UEFA sot ka caktuar edhe arbitrat për ndeshjen me Andorën që do të jenë një katërshe nga Estonia me kryesor Kristo Tohver. Ndërkohë tre futbollistët të cilët rrezikojnë të humbasin sfidën me Francën në rast se ndëshkohen me të verdhë janë Keidi Bare, Kastriot Dermaku dhe Taulant Xhaka./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result