Vajza e Presidentit Trump u fut në takimin Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas përfundimit të takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, në Shtëpinë e Bardhë ka thënë se të gjithë zyrtarët e sektorit financiar dhe ekonomik të Qeverisë Amerikane ishin të pranishëm në takim.

Gjithashtu, aty nuk mungoi as Ivanka Trump, vajza e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në rolin e këshilltares së presidentit.

“Të gjithë zyrtarët e sektorit financiar dhe ekonomik të Administratës Trump ishin të pranishëm, gjithashtu edhe Ivanka Trump erdhi, por nuk qëndroi gjatë”, është shprehur Vuçiq në RTS.

Vuçiq gjithashtu ka thënë se amerikanët e kanë dëgjuar delegacionin serb ku këta të fundit, sipas tij, kanë kërkuar të hiqet pika e marrëveshjes ku kërkohet njohja e Kosovës.

Vuciq thotë se zyrtarët e Administratës e Trump ishin fer dhe se pika për njohjen reciproke nuk është më në dokumente.

“Njerëzit nga administrata e Trump ishin fer, na dëgjuan dhe pika ku flitet për njohjen reciproke nuk është më në dokumente”, është shprehur Vuciq, raporton PTC, transmeton Gazeta Express.

Njeriu më besnik i Vuciq, Ministri i Financave, Siniša Mali, deklaroi sot se shefi i tij ka një letër në tryezë në takimin në Shtëpinë e Bardhë, një pikë e së cilës nënkupton njohjen e ndërsjellë të Serbisë dhe Kosovës, dhe se ekziston një presion i madh ndaj Presidentit Vuçiq. Por, këtë gjë sapo e ka demantuar Grenell përmes në shkrimin të mëposhtëm.

Grenell përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter, ka shkruar se “nuk është e vërtetë”, lajmi i ‘The Pavlovic Today’ se presidentit Vuçiq i është ofruar dokumenti për të nënshkruar njohjen e Kosovës.

Share This Article