Vajza nga Skënderaj hynë në Guinness

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sot në Skënderaj është prezantuar certifikata e rekordit Guinness, që është fituar nga Arbnora Fejza-Idrizi.

Fejza hyri për rekordere në këtë libër, pasi e punoi lulën Origami nga letra, më të madhen në botë.

Arbnora u shpreh shumë e lumtur që ka arritur ta thyejë këtë record, por tregon që ka pasur edhe shumë vështirësi.

“Rruga drejt suksesit ka edhe vështirësi por ëndrra ime për ta thyer këtë rekord ishte shumë më e madhe se sfidat. Jam krenare që kam arritur me prezantuar Skenderajn dhe Kosovën në librin e rekordeve”, tha mes tjerash Fejza

Në ceremoni i pranishëm ishte edhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari. “Sot jo vetëm Skënderaj por e gjithë Kosova duhet të mburret me këtë rekord. Drenica përveç se për trimëri tash njihet botërisht edhe me veprën e Arbnorës”, ka thënë Jashari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply