Marrëveshja për dokumentet, Vuçiç: Siguruam më të mirën e mundshme nga ujdia

albnews
By
1 Min Read

Serbia ka arritur të nxjerrë më të mirën e mundshme nga marrëveshja me Prishtinën, sipas Aleksandër Vucic.

Presidenti serb tha se marrëveshja për dokumentet e hyrje – daljeve në kufi është një ujdi verbale pasi është nënshkruar që më 2011, në kuadër të dialogu të nënshkruar në Bruksel.

Si pjesë e bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE-ja, Kosova dhe Serbia nënshkruan një Marrëveshje për Lirinë e Lëvizjes, 11 vjet më parë, e cila parashikonte lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje.

Vuçiç tha se është “gjithmonë” i gatshëm që të marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Serbisë, sa i përket Kosovës. Më herët, Vuçiç tha se marrëveshja për dokumentet, nuk nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Share This Article