Vaksina ruse për COVID-19 do të prodhohet në Itali

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipas marrëveshjes, kompania do të jetë në gjendje të fillojë prodhimin në korrik dhe të prodhojë 10 milionë doza deri në fund të vitit 2021

Kompania Adienne Pharma & Biotech me qendër në Zvicër do të prodhojë vaksinën e koronavirusit të ri (COVID-19) Sputnik V të Rusisë në Itali, duke shënuar marrëveshjen e parë evropiane të prodhimit për vaksinën ruse, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke cituar Odën e Tregtisë Italo-Ruse, agjencia italiane e lajmeve Adnkronos tha se kompania dhe Fondi rus i Investimeve të Drejtpërdrejta (RDIF) kanë nënshkruar një marrëveshje në këtë drejtim.

Sipas marrëveshjes, kompania do të jetë në gjendje të fillojë prodhimin në korrik dhe të prodhojë 10 milionë doza deri në fund të vitit 2021.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), rregullatori i barnave i Bashkimit Evropian (BE), më 4 mars njoftoi se kanë filluar shqyrtimin e vaksinës Sputnik V.

Share This Article