Varhely mesazh shqiptarëve: Duam që të jeni pjesë e familjes europiane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Komisioni për Zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, Oliver Varhelyi iu drejtua shqiptarëve me një mesazh nga Brukseli.

Varhelyi iu tha qytetarëve shqiptarë se ai do që ata të jenë pjesë e familjes europiane.

“Jam i kënaqur që hapim këto negociata me Shqipërinë. Përgëzoj përfshirjen e shteteve anëtare të BE që na kanë ndihmuar për të mbërritur këtu ku jemi sot. Ky vendim konfirmon rëndësinë e politikës së zgjerimit të BE.

8 vite pas statusit të vendit kandidat sot shënohet fillimi i një rrugëtimi të ri. Mesazhi im për shqiptarët është shumë i thjeshtë. Ne duam që të jeni pjesë e familjes europiane dhe kjo as që diskutohet. Nga sot e tutje do të injektojmë më, shumë besueshmëri.

Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE sapo ka nisur dhe jemi gati për ta bërë të mundur sa më shpejt që të ndodhë”,-tha ai.

Share This Article