Albania
Varhelyi: Shqipëria mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut për negociatat
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut deri tani janë trajtuar bashkë në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.
Por problemet që Shkupi po has me Sofjen për çështje të karakterit historik, mund të bëjë që BE të vendosë për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë. Mundësia që një gjë e tillë të ndodhi është lënë e hapur nga Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi në një intervistë për Euronews.
-Si po shkojnë bisedimet rreth hapjes së negociatave, për procesin e zgjerimit sidomos për Shqipërinë, a ka ardhur drita jeshile nga Komisioni për të nisur Konferencën e Parë Ndër-Qeveritare së shpejti apo janë ende në pritje?
Oliver Varhelyi: Në fakt, nuk e jep Komisioni dritën jeshile. Komisioni jep propozimin tek Këshilli Shtetëror ku bëjnë pjesë vendet anëtare, dhe ku vendet anëtare marrin vendimet. Gjykimi ynë është që të dyja shtetet, edhe Maqedonia e Veriut edhe Shqipëria i kanë përmbushur të gjitha kushtet për të organizuar Konferencën e parë ndërqeveritare.
Kam shpresë se ne do të mund ta mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare në Qershor të këtij viti. Nëse, përballemi sërish me vështirësi me Maqedoninë e Veriut që do të thotë, nëse jemi të pasuksesshëm në bindjen e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut që të arrijnë një zgjidhje të përbashkët, atëherë pyetja që ngrihet është, nëse mund të vazhdojmë para vetëm me Shqipërinë, dhe do të na duhet ta konsiderojmë atë pyetje.
-Pra ndarja e vendeve është një opsion i mundshëm?
Oliver Varhelyi: Mund të jetë një opsion, po.
Komisioni Europian pritet të rekomandojë mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare në samitin e qershorit të liderëve të Bashkimit Evropian. Vendet e Bashkimit Evropian më pas do të zgjedhin nëse do ta miratojnë një hap të tillë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Shkupi duket se ka ende një situatë të bllokuar politike me Sofjen për sa i përket çështjeve të kontekstit historik.
Deri vitin e shkuar nga vendet e BE është mbrojtur qëndrimi që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vijojnë hapat njëkohësisht dhe të mos ndahen në proces. Por sot u raportua se KE mund të propozojë më parë nisjen e konferencës ndërqeveritare me Shqipërinë.
Prej 1 janarit të këtij viti presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian e kryeson Portugalia. Në korrik kryesimi i presidencës i kalon Sllovenisë.
Albania
Veliaj dhe Meta urojnë Vitin e Ri 2026 nga qelia, me mesazhe shprese dhe bashkimi
Dy figura të politikës shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kanë përcjellë urimet e tyre për Vitin e Ri 2026, edhe pse ndodhen në paraburgim.
Erion Veliaj iu drejtua qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë me një mesazh të gjatë e emocional, ku uroi shëndet, lumturi, arritje dhe shpresë për vitin e ri. Në fjalën e tij, ai vuri theks të veçantë te solidariteti dhe mbështetja për shtresat më në nevojë të shoqërisë.
“Një urim zemre për të pamundurit, për të sëmurët, për ata që ndihen të braktisur, për familjet në vështirësi, për emigrantët që punojnë me djersë larg shtëpisë – ju uroj forcë dhe ngrohtësi këtë vit të ri.”, shkruan Veliaj.

Ndërkohë, edhe ish-presidenti Ilir Meta përcolli një mesazh urimi për qytetarët shqiptarë, duke u dëshiruar shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi. Meta e përshkroi vitin 2026 si “vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringjalljes së shpresës”, duke nënvizuar nevojën për përballje të vendosur me sfidat dhe angazhim për një Shqipëri më të drejtë, më sociale dhe më njerëzore. Ai theksoi rëndësinë e barazisë para ligjit, respektimit të lirive dhe dinjitetit njerëzor, si dhe krijimit të mundësive që çdo qytetar të jetojë me siguri dhe mirëqenie në vendin e tij.

Albania
Bebet e para të 2026! Dy vajza lindin në maternitetet e Tiranës
Dy vajza janë bebet e para të lindura në Shqipëri në vitin 2026. Njëra erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa tjetra në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Albania
Kisha Ortodokse nesër shërbesë për Vitin e Ri, përkon me 70-vjetorin e kryepeshkopit Joan
Të enjten më 1 janar 2026 në kishat ortodokse të Shqipërisë do zhvillohet Liturgjia e Shenjtë për kremtimin e Shën Vasilit. 1 janari përkon edhe me fillimin e vitit të ri kalendarik, teksa do të zhvillohet edhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri, një lutje specifike e kishës ortodokse.
Në Tiranë, ceremonia do zhvillohet në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” dhe do fillojë në orën 08:00 të mëngjesit.
Gjithashtu, 1 janari përkon edhe me ditëlindjen e 70-të të Kryepeshkopit Joan, me Kryebariun e kishës që do drejtojë Shërbesën e Shenjtë në Tiranë. Pas Liturgjisë Hyjnore do ketë dhe pritje te Qendra Sinodike.
“Të dashur besimtarë, ju njoftojmë që ditën e enjte më 1 JANAR 2026, ora 8:00, do të zhvillohet Liturgji Hyjnore në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë. Këtë ditë kremtojmë Rrethprerjen në mish të Zotit tonë Jisu Krisht, Shën Vasilin e Madh dhe Dhoksologjinë e Fillimit të Vitit të Ri”, njofton Kisha Ortodokse.
-
Albania20 hours ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK3 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania3 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports3 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK20 hours agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
