Maxhoranca cakton kryetarin e Komisionit për shkarkimin e presidentit Meta

albnews
By
1 Min Read

Caktohet kryetari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Burime bëjnë me dije se në krye të këtij komisioni do të jetë deputeti socialist Alket Hyseni.

Pjesë e tij do të jenë edhe tre deputetët e opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, Halil Jakimi dhe Arlind Çaçani.

Emrat pritet t’i dërgohen për miratimin ditën e nesërme Kuvendit i cili do të mblidhet për të dytën herë gjatë kësaj jave në seancë plenare.

Presidenti Ilir Meta ishte thirrur ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve për t’u njohur me argumentet e 50 deputetëve socialistë që kanë kërkuar shkarkimin e tij.

Kreu i shtetit nuk u paraqit në komision, ndërkohë që presidenca sqaroi se arsyeja ka qenë axhenda dhe takimet për të cilat sipas saj ka qenë në dijeni edhe vetë qeveria.

Share This Article