Shkencëtarët nga Universiteti i Oxfordit po përgatiten të prodhojnë versione të tjera të vaksinës sa më shpejt të jetë e mundur, të cilat do të jenë në gjendje të luftojnë llojet edhe më infektuese të virusit, raporton independent.
Ekipi që qëndron pas vaksinës nga Oxford dhe AstraZeneca po kryen studime për të përshtatur teknologjinë rreth prodhimit të versioneve të reja të vaksinës.
Universitetit tha se Oxford ishte duke monitoruar nga afër ndikimin e llojeve të reja të koronavirusit të zbuluar në Britani të Madhe, Afrikën e Jugut dhe Brazil dhe po vlerësonte proceset e nevojshme për të përshtatur vaksinat sa më shpejt të jetë e mundur për të luftuar mutacionet e Covid-19.
Vaksina e Oxfordit synon të njëjtën proteinë, duke rritur shpresën se edhe ajo do të jetë në gjendje të shkaktojë një përgjigje imune tek njerëzit dhe të jetë e aftë të neutralizojë mutacionet e variantit të ri.