Vasili: Deri tani janë numëruar kutitë ku PS ka avantazh, akoma shumë punë përpara

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për medein u shpreh se procesi i numërimit sapo ka filluar dhe ka akoma një punë shumë të gjatë përpara.

Vasili u shpreh se deri tanë janë  numëruar vetëm kutittë e votimit ku Partia Socialiste ka një lloj avantazhi në ato zona, ndërsa kutitë e tjera që janë për t’u numëruar kanë të bëjën kryesisht me opozitën dhe LSI-në.

“Numëruesit kanë një rol të jashtëzakonshëm, pasi çdo votë  është e pazëvendësueshme. Është e ditur dhe është bërë publike që janë numëruar kryesisht vota ku Partia Socialiste ka një lloj avantazhi në ato zona dhe detyra në mënyrë të veçantë e  numëruesve bëhet akoma më me përgjegjës, pasi pjesa dërrmuese e kutive të votimit kanë të bjënë kryesisht me ato zona që kanë një mbështetje  të gjerë të LSI dhe opozitës në përgjithësi.

Është përpara një punë shumë e madhe e cila vetëm sa ka filluar. Të gjithë së bashku do ta çojmë deri në fund duke lexuar vullnetin e zgjedhësve tanë”, tha Vasili.

Share This Article