Vazhdojnë numrat e frikshëm, 30 të vdekur për 24 orë në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur  30 persona dhe janë regjistruar 685 raste të reja me koronavirus.

Këto rezultate janë konfirmuar pas testimit të mbi 9 mijë mostrave.

“Nga 9.415 testime, 685 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 30 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314. Në total numri i rasteve aktive është 19.923”, ka njoftuar MSh’ja.

MSH’ja ka njoftuar edhe për shërimin e mbi 1 mijë e 300 personave dhe vaksinimin e mbi 20 mijë personave.

Share This Article