Osmani: Gabimi më i madh në jetën time është që i besova Isa Mustafës

albnews
By
2 Min Read

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka mundur të bëjë gabime gjatë rrugëtimit të saj politik, por thotë se gabimi më i madh i saj është që i ka besuar Isa Mustafës.

“Unë mund të kem bërë gabime në rrugën time politike. por asnjëherë me qëllimin që ta shkelë interesin qytetarë. Megjithatë, gabimi më i madh në jetën time është që i besova Isa Mustafës. Madje këtë gabim e bëra për herë të dytë, me shpresën se ai nuk do të kthehej përsëri tek idhujt e tij politik në PDK & Co”, ka shkruar Osmani në reagimin e saj, pas një interviste që kreu i LDK-së ka dhënë për Express.

Ajo tutje e ka quajtur kreun e LDK-së edhe njeri që u shërben bandave dhe njeri që bën tregti me parime.

“Gjithçka mund të gjesh tek Isa Mustafa si tipar: mashtrimin, devijimin, ndryshimin e qëndrimeve sa hap e mbyllë sytë, tregtinë me parime etj, por nuk mund të gjesh asnjë pikë njerëzillëku”, ka shtuar tutje kryekuvendarja.

E gjithë kjo përplasje mes dy figurave të LDK’së ka ardhur pasi Isa Mustafa u është kundërpërgjigjur kritikave të Osmanit për partinë dhe Avdullah Hotin.

Mustafa për Express kishte thënë se Osmani është kopje e Kurtit dhe se i ka humbur zgjedhjet e 6 tetorit.

Share This Article