Vdekje e mistershme e kampiones britanike të bodybuilding

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia britanike njoftoi se një sportiste ndërkombëtare bodybuilding dhe ish-aktore filmash për të rritur, ka vdekur në shtëpinë e saj.

43-vjeçarja Joanna Thomas ka vdekur në prill në shtëpinë e saj në Cornwall, por njoftimi u bë publik vetëm dje.

Ajo u bë e famshme pasi konkurroi në SHBA, duke u bërë bodybuilder profesioniste që në moshën 21 vjeçare në Venice, Kaliforni, me një karrierë që zgjati më shumë se një dekadë.

Në vitin 2005 Joanna u shfaq në një dokumentar në televizionin britanik ku diskutonte jetën e saj, ndjenjat e prindërve për sportin e bodybuilding, si dhe punën në filmat pornografikë, të cilët ende mund të shihen online.

Vitin e kaluar Joanna krijoi një faqe online të mbledhjes së kontributeve për të rivënë në binarë jetën e saj prej problemeve shëndetësore që vinin nga sporti i bodybuilding.

Joanna përmendte gjithashtu se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Një hetim për vdekjen e saj do të mbahet së shpejti.

Ajo arriti sukses megjithëse vuante nga astma që prej fëmijërisë. Mbi pasojat e bodybuilding në shëndetin e saj ajo shkruante:

“Karriera e këtij sporti nuk është gjithmonë e gjatë. Ndërtimi i trupit ka kërkuar shumë punë dhe përkushtim. Kjo ishte shpërblyese por dhe dënuese, si nga ana fizike dhe mendore”.

Share This Article