Shkarkohet Benitez

albnews
By
1 Min Read

Rafael Benitezi nuk do të jetë më trajner i Evertonit. Trajneri spanjoll është shkarkuar nga drejtuesit e klubit anglez pas humbjes nga Norwichi, të shtunën me rezultatin 2:1.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit anglez.

“Klubi i Futbollit Everton mund të konfirmojë largimin e Rafael Benitezit nga pozita e trajnerit të ekipit të parë. Benitez, i cili iu bashkua Evertonit në qershor të vitit 2021, është larguar nga klubi me efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftimin e klubit.

Nën udhëheqjen e trajnerit spanjoll, Evertoni në Premier League pas 19 ndeshjeve renditet në pozitën e 16-të me 19 pikë.

Share This Article