Vdes nga Covid-19 ish-kampioni i kikboksit, refuzoi vaksinën dhe vendosi të trajtohej në shtëpi

albnews
By
1 Min Read

Kampioni i kikboksit Frederic Sinistra ka vdekur nga komplikimet e shkaktuara nga COVID-19, raporton “Daily Mail”.

Sinistra kishte refuzuar të vaksinohej, ndërsa edhe u lirua vet nga spitali për t’u trajtuar në shtëpi me oksigjen. Ai e kishte quajtur “virus të vogël”.

Sinistra vdiq në shtëpi në Ciney të Belgjikës, pas komplikimeve të shkaktuara nga COVID-i.

Ai ishte liruar me vetëdëshirë nga spitali në Liege dhe u tha adhuruesve të tij në rrjetet sociale se do të trajtojë simptomet në shtëpi.

Kampioni i trefishtë i botës në kikboks ishte shtruar në spital në fund të nëntorit. Atë e kishte shtyrë trajneri që të kërkonte ndihmë mjekësore, ndërsa ai kishte postuar foto nga kujdesi intensiv.

Sinistra kishte kundërshtuar masat anti-COVID të Qeverisë, kishte minimizuar çështjen e koronavirusit dhe tha se “virusi i vogël” nuk do ta ndalonte të postonte në rrjete sociale nga spitali.

Sinistra ka qenë aktiv deri më 13 dhjetor, por vdiq nga arresti kardiak më 15 dhjetor. Partnerja e tij njoftoi për vdekjen.

Më 26 nëntor, Sinistra kishte njoftuar se lufta e tij e planifikuar më 4 dhjetor është anuluar, por tha se është i neveritur se gjithë ngjarja u anulua.

Share This Article