Vdes profesoresha Selvete Hoxha-Krasniqi

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka vdekur profesoresha në Fakultetin e Mjekësisë, Selvete Hoxha-Krasniqi.

Për një kohë të gjatë deri në pensionim ajo ka qenë edhe zëvendësdrejtoreshë e IKSHPK-së.

IKSHPK-ja ka njoftuar për vdekjen e saj, ndërsa ka dhënë informacione për jetën dhe karrierën e Hoxha-Krasniqit.

Njoftimi i Institutit:

Prof. Selvete Hoxha-Krasniqi ka lindur në Kaçanik më 25.02.1953. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Prishtinë. Diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Kosovës në Prishtinë në vitin 1978. Ndoqi specializimin në Departamentin e Higjienës të Shkollës së Shëndetit Publik “Andrija Shtampar” në Zagreb të Kroacisë, dhe e kreu Specializimin nga Higjiena më 1985. Tezën e magjistraturës me titull: “Korelacioni mes kualitetit të ujit të pijshëm dhe sëmundjeve ngjitëse të tubit tretës në Kosovë 1979-1988” e mbrojti më 1988, ndërsa tezën e disertacionit me titull: “Ekzaminimi i kualitetit të ujit të pijshëm në regjionin rural, ndikimi i tij në paraqitjen e sëmundjeve gastrointestinale 1988-1991” e mbrojti më 1995 në Universitetin e Prishtinës.

Që nga periudha pas diplomimit, më 1978, ka punuar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prishtinë, në Departamentin e Higjienës dhe po ashtu mësimdhënëse e lëndës së Higjienës në Fakultetin e Mjekësisë, që nga viti 1982. Ka shërbyer si mentor i shumë temave të specializimit, magjistraturës dhe doktoratës në fushën e shëndetësisë publike.

Prof. Selvete Hoxha Krasniqi ka qenë Zëvendës Drejtoreshë e IKSHPK që nga viti 2001 e deri në pensionim në vitin 2018. Po ashtu ka qenë Prorektore për Marrëdhënie me Jashtë e Universitetit të Prishtinës në periudhën 2006-2007.

Share This Article