ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale 12 hours ago
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike 13 hours ago
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë 14 hours ago
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision 14 hours ago
Rubin në Hagë: Hetimet për vrasje nga UÇK-ja nuk u vërtetuan kurrë, shumë nga akuzat janë të fabrikuara 17 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Vëllai pas hekurave në Angli, motra i pastron paratë në Shqipëri! Prokuroria sekuestron prona, makina luksoze dhe mijëra euro të zyrtares së Ramës

albnews by albnews
30 September, 2024
in Albania, UK
0
Vëllai pas hekurave në Angli, motra i pastron paratë në Shqipëri! Prokuroria sekuestron prona, makina luksoze dhe mijëra euro të zyrtares së Ramës
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar sekuestrimin e disa pasurive të shtetases Irma Hasani, një punonjëse e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, të cilat dyshohet se janë produkte të veprimtarisë kriminale. Në listën e pasurive të sekuestruara përfshihen një apartament, gjashtë automjete luksoze dhe mijëra euro.

Në kuadër të hetimeve për “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale,” prokuroria ka mbledhur prova që tregojnë se këto pasuri nuk justifikohen nga të ardhurat e ligjshme të shtetases I.H. dhe familjarëve të saj. Brenda një muaji, ajo kishte marrë në llogarinë e saj 180,000 euro në formë cash ose nëpërmjet transfertave bankare, kryesisht nga të afërm dhe ish-kunati. Një pjesë e madhe e këtyre parave, rreth 160,000 euro, u transferuan nga Hasani në llogarinë e një noteri për blerjen e një apartamenti.

RelatedPosts

Tronditet Qeveria britanike: Drejtori i kryeministrit jep dorëheqjen pasi iu kapën mesazhe seksuale për deputeten…

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Hetimet zbuluan se pasuritë e sekuestruara, përfshirë pesë prona të tjera dhe gjashtë automjete, janë të pajustifikuara në bazë të të ardhurave zyrtare të I.H., e cila prej vitit 2011 punon me një pagë bruto prej 61,000 lekësh në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare.

Gjithashtu, Prokuroria ka marrë informacione nga Interpol Manchester se vëllai i Irma Hasanit, O.H., është arrestuar në Angli për vepra penale në fushën e narkotikëve. Pas analizës së të dhënave dhe dokumenteve të administruara nga hetimi, Prokuroria arriti në përfundimin se këto pasuri janë krijuar nga veprimtari kriminale në të cilën ka qenë i përfshirë vëllai i saj.

Prokuroria kërkoi vendosjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestron Preventive” për pasuritë e paluajtshme dhe automjetet e shtetases I.H. dhe familjarëve të saj. Automjetet që do të sekuestrohen përfshijnë një Volkswagen Golf 5, Renault Clio, Audi Q3, Volvo CX60, Mercedes Benz ML350 Bluetec dhe Audi SQ7.

Njoftimi i prokurorisë:

Prokuroria provoi se shtetasja I.H., e punësuar prej vitit 2011 në ‘Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare’, me një pagë bruto 61.000 lekë, nuk e justifikon blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

Ndërkohë, Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria Kundër Narkotikeve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me anë të shkresës nr.11958/1, datë 23.07.2021,informoi se: Departamenti për marrëdhëniet Ndërkombëtare ka njoftuar se Interpol Manchester kërkon informacion për verifikimin e shtetasit shqiptar O. H. pasi është arrestuar në Angli për veprën penale shkelje ligjit për narkotikët. Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas është vëllai i shtetases I.H.

Sa më sipër, duke ju referuar kontratave noteriale të blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe pasurive të luajtshme (automjeteve relativishit të shtrenjta) dhe huadhënieve të vlerave monetare, vërehet se këto janë nënshkruar pothuajse të gjitha në harkun kohor të viteve 2022-2024, mbas arrestimit të shtetasit O.H. për vepra penale në fushën e narkotikëve.
Nga sa më sipër dhe nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi i këtij procedimi penal, arrihet në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të shtetasve I.H., O.H. dhe familjareve të tyre janë produkte të veprës penale ose veprimtarise kriminale, në të cilat ka qenë i përfshirë shtetasi O.H.
Perfundimisht, organi i akuzës dyshon se pasuritë e krijuara nga shtetasja I. H. dhe familjarët e saj janë të krijuara nga burime të paligjshme dhe nuk i përgjigjen nivelit të të ardhurave si dhe nuk justifikohen me të ardhurat e realizuara edhe prej aktiviteteve tregtare të regjistruara ose punësimi i tyre me periudha të pjesshme.
Për këtë arsye kërkohet caktimi i masës së sigurimit pasuror “Sekuestron Preventive” për: pasuritë e paluajtshme, në emrin e shtetases I. H. dhe familjarëve të saj;

Nr.210/27, ZK1676 , Vol 23, Faqe 185;
Nr. 166/7, ZK1676 , Vol 23, Faqe 187;
Nr. 210/29, ZK 1676, Vol 23, Faqe 147;
Nr. 110/76, ZK3215, Vol 15, Faqe 106;
Nr.23/41+2-6, ZK3266, Vol 41, Faqe 69; dhe
Nr. 114/20, ZK 16776, Vol 4, Faqe 161
Sekuestrimin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor Tiranë për automtetet:
Volksëagen golf 5;
Renault Clio;
Audi Q3;
Volvo CX60;
Mercedes Benz ML350 BLUETEC; dhe
Audi SQ7.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

Medalje e argjendtë për Shqipërinë në Botërorin e Mundjes, Valiev nuk ia del në finale

15 September, 2025
Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

Gafat e famshme presidenciale amerikane ndaj familjes mbretërore britanike

15 September, 2025
Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

Çifti britanik zhytet në kanalin e Venecias, gjobitet dhe i ndalohet hyrja për 48 orë

15 September, 2025
Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result