Vendet ku nuk është shpërndarë as një vaksinë kundër Covid-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në luftën kundër coronavirusit, disa prej vendeve më të varfra në botë janë lënë në mëshirë të fatit dhe pa vaksina.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka njoftuar se dhjetëra vende kryesisht shumica prej Afrikës, akoma janë duke pritur të marrin vaksinat kundër coronavirusit.

Pavarësisht që në Afrikë jeton 16 për qind e popullsisë së përgjithshme e botës, në këtë kontinent janë vaksinuar vetëm një për qind e popullatës.

Të fundit në listë për të marrë vaksinën janë Burkina Faso, Burundi, Eritrea dhe Tanzania.

E pikërisht për këtë ekziston frika e madhe se variantet e reja të coronavirusit do të mund të bënin “kërdinë” në vendet ku vaksinimi kundër COVID-19 ende nuk ka filluar, kanë bërë të ditur zyrtarë të COVAX, pranë programit të Kombeve të Bashkuara për shpërndarjen e vaksinat për vendet e varfra nëpër botë.

“Të gjithëve duhet të na brengosë fakti që në disa pjesë të botës nuk janë mbuluar me vaksina anti-COVID”, ka thënë Gian Gandi, koordinatori i UNICEF për COVAX. 

Share This Article