Ajarr në një fabrikë në Karolinën e Veriut, mijëra banorë evakuohen

albnews
By
1 Min Read

Një zjarr i pakontrolluar në fabrikën e plehrave artificiale në Karolinën e Veriut ka detyruar evakuimin e mijëra banorëve, pasi zjarrfikësit kanë tërhequr vërejtjen se kemikatet mund të shkaktojnë shpërthim të madh.

Autoritetet kanë trokitur derë më derë për t’i lutur banorët që të largohen dy kilometra nga zona e shpërthimit.

Departamenti i zjarrfikësve ka bërë të ditur se janë evakuuar 6 mijë e 500 njerëz nga 2 mijë e 500 shtëpi. Shkaqet e zjarrit në fabrikë ende nuk dihen.

Share This Article