Vendimi i Bundestagut, Xhafaj: Një hap më pranë aspiratës së të gjithë shqiptarëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Etjen Xhafaj, zv.ministër për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas votimit në Bundestag për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.

“Vota e sotme në Bundestag konfirmoi qëndrimin zyrtar të Gjermanisë në favor të hapjes së negociatave për Shqipërine dhe Maqedoninë e Veriut! Edhe një hap më pranë aspirates së të gjithë shqiptarëve!”, – tha zv.ministri Xhafaj.

Pas një diskutimi që ka zgjatur për gati 45 minuta, Gjermania i dha dritën jeshile Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian./ATSH/

Share This Article