Vendos Gjykata Evropiane: Rusia është përgjegjëse për vrasjen e Litvinenkos

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut mori vendim zyrtar të martën rreth përgjegjësisë për vrasjen e rusit Alexander Litvinenko.

Kjo gjykatë vlerësoi se për vdekjen e Litvinenkos në vitin 2006 përgjegjëse është Rusia, shkruan Reuters.

Livinenko ishte helmuar në Londër me polonium 210, izotop i rrallë radioaktiv.

“Rusia është përgjegjëse për vrasjen e Aleksander Litvinenkos në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Pasi ishte vendosur në Britaninë e Madhe, Litvinenko, ish-oficer i shërbimit sekret rus, FSB, ishte bërë kritik i zëshëm i presidentit rus, Vladimir Putin.

Share This Article