Vërshime, 1,2 milionë banorë largohen nga shtëpitë e tyre

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rreth 1,2 milionë banorë në ishullin jugor japonez të Kyushu janë këshilluar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të motit të keq, ndërsa numri i të vdekurve nga përmbytjet e fundjavës në ishull është rritur në 49, deklaruan autoritetet lokale.

Agjencia meteorologjike japoneze lëshoi ​​një alarm për shiun e rrëmbyer për prefekturat e Sagës, Nagasakit dhe Fukuokas në Kyushu, duke u kërkuar banorëve të tyre të ishin “në gatishmëri të lartë”.

”Njëmbëdhjetë persona rezultojnë të humbur pas rrëshqitjeve të tokës dhe përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e mëdha shiu në zonat rurale të Kumamotos gjatë fundjavës”, thanë zyrtarët lokalë.

Kushtet e këqija të motit penguan operacionet e kërkim-shpëtimit.

Share This Article