Veseli: Luftës çlirimtare t’ia heqim njollën prej abuzimit me veteranët e rrejshëm

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryekuvendari Kadri Veseli kujtoi në 21-vjetorin e rënies në frontet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëshmorët Bekim Berisha-Abeja, Xheladin Kurtaj, Agim Bajrami, Bedri Shala, Besnik Begunca, Elton Zherka dhe Përmet Vula.

Duke shprehur nderimin për veprën e tyre heroike, Veseli tha se Kosova është ende larg vendit për të cilin luftuan dhe ëndërruan Abeja me shokë.

“Ne sot kemi arritur shumë falë sakrificës së tyre por Kosova nuk është akoma ajo që ata kanë ëndërruar. Ende na ngelet shumë për të bërë që të përmbushim aspiratat e Abesë dhe të mijëra dëshmorëve të tjerë, që të kemi një Kosovë të zhvilluar me shumë mundësi për të rinjtë tanë”, tha ai.

Share This Article