Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka shkruar në Facebook se heronjtë Rasim Kiçina dhe Bedri Shala janë luftëtarë emblematik të UÇK-së.
Përmendoret e këtyre dy heronjve janë ngritur sot në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas.
“Rasim Kiçina dhe Bedri Shala ishin luftëtarë emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I përjetshëm do të jetë nderimi i kombit tonë për sakrificën e tyre sublime për atdheun”, shkruan Veseli.