Martohet djali i Shkurte Fejzës, në mesin e mysafirëve edhe Ramush Haradinaj e Lulzim Basha

albnews
By
1 Min Read

Djali i këngëtares së njohur shqiptare, Shkurte Fejza, Arbër Behluli i ka dhënë fund beqarisë, të shtunën e 8 tetorit.

Me rastin e martesës, në mes të Behlulit dhe Erza Danës, dyshja kishin organizuar edhe një aheng të madh, ndërsa e gjithë ngjarja ishte e mbushur me miq e familjarë të çiftit.

Madje, mungesë nuk shënoi prania e yjeve nga estrada e politika.

Këngëtaret, Gili e Remzije Osmani, moderatorja Anita Muçaj, politikanët, Ramush Hardinaj e Lulzim Basha, Albena Reshitaj ishin vetëm disa nga të ftuarit “VIP”, në dasmën e çiftit.

Për t’i argëtuar të pranishimit në event, pranë tyre performuan edhe artistja, Shkurte Fejza si dhe e motra e dhëndrit, Gresa Behluli.

Shkurte Fejza dhe bashkëshorti i saj, Hajrushi kanë bashkë katër fëmijë: Arbërin, Gresën, Besianën dhe Agnesën.

Share This Article